Kombetarja

Buzëqesh Silvinjo: Të jemi me këmbë në tokë, qendra e mbrojtjes më bën me dhimbje koke

Sylvinho foli pas fitores që Shqipëria siguroi 0-1 në Gjeorgji. Trajneri i Kombëtares foli për vështirësitë e ndeshjeve si dhe "dhimbjen e kokës" për emrat që ka në dispozicion në mbrojtje, teksa kërkon t'i mbajë djemtë me "këmbë në tokë".

“Në krahasim me Çekinë ka ndryshuar rezultati dhe ndeshja, çdo ndeshje është ndryshe. Nuk bëmë mirë atje, është e drejtë, nuk arritëm të barazonim me rastin e Asanit, e meritonim apo jo është çështje tjetër.

Këtu bëmë një ndeshje të rëndësishme të mirë, ata janë të fortë, i thashë trajnerit të tyre, edhe ai tha të njëjtën gjë, që po bëjmë një punë të mirë. Sot djemtë kishin diçka brenda që “ne jemi Shqipëria”, Këto duhet të dinë që kush është Shqipëria, unë i di që tani i njohin lojtarët tanë kush është Ajeti, Seferi, Muçi dhe ky është një nder për ne.

Trishtohem pak kur humb ndeshje dhe thua që sulmi nuk vlen. Ne jemi një ekip në rritje, kemi bërë Europianin para 6 muajsh, mes nesh ka një raport të shkëlqyer, por që nis te federata, stafi, lojtarët. Kur humbet ka kritike dhe duhet pranuar. Dikush më tha a duhet ndryshuar dhe ndryshuam. Tuci, Bajrami, Asani, Balliu, Ajeti bënë shumë mirë. Për mua është nder i madh, jam dakord, Shqipëria është ekip i fortë.

Do të festojmë festat e nëntorit, por me këmbë në tokë. Ky është një grup i vështirë, tre kundërshtarë shumë të vështirë. Të gjithë skuadra Europiani, nuk ka amatorë, lojtarë Europiani, lojtarë të nivelit më të lartë, si tanët. Por do të festojmë shumë në Shqipëri padyshim, por me këmbë në tokë, unë punoj që sot, me këmbë në tokë. Duhet të festojmë sot, por që nesër do të punojmë që në nëntor. Një mesazh për të gjithë: me këmbë në tokë. Këtu mund të ndodhë gjithçka, çdokush mund të mposhtë këdo në shtëpi apo jashtë.

Dhimbje kokë për qendrën e mbrojtjes? Po, kam dhimbje koke dhe kjo është ajo që dua, të kem dhimbje koke. Edhe Tuci ka bërë gjithashtu një ndeshje të bukur", tha Silvinjo.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë