Nga Gazeta ‘Si’-Teksa po zhvillohet takimi për 10-vjetorin e Procesit të Berlinit për Ballkanin Perëndimor në Gjermani, është ndarë edhe një foto familjare me të gjithë liderët pjesëmarrës, mes tyre edhe kryeministri shqiptar, Edi Rama.
Ka qenë kreu i qeverisë që ndau në rrjetin social Facebook pamjet nga takimi, si dhe një video në pushimin e Samitit të Procesit të Berlinit ku shihet ndërsa zbret shkallët me Presidenten e Komisionit Europian Von der Leyen.
Kryeministri shqiptar u pa teksa qëndronte pranë kancelarit gjerman Scholz dhe kryeministrit kosovar Albin Kurti në radhën e parë, teksa më tej edhe gjatë bisedave të rastit me kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orban.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.