Moti

Mot jo i zakonshëm për tetorin, temperaturat priten të shkojnë deri në 30 gradë

Moti i kthjellët do të mbizotërojë në pjesën më të madhe të territorit ku më të dukshme kthjellimet do të jenë përgjatë vijës bregdetare.

Pjesa e dyte e ditës do të sjellë vranësira të lehta e kalimtare në pjesën më të madhe të territorin ku më të theksuara vranësirat do të jenë në zonat malore Lindore.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë si në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 9°C vlera minimale deri në 26°C maksimalja në rang territori.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 45 km/h nga drejtimi veriperëndimor dhe kjo do të bëj që në brigjet detare të krijohet dallgëzim 3 ballë.

Moti për të gjitha ditët parashikohet i kthjellët por nuk do të mungojnë edhe vranësirat kalimtare të cilat do të jenë më tepër prezentë përgjatë ditës së enjte dhe atë të premte ndërkohë që pritet që temperaturat të shkojnë deri në 30 gradë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë