Ashtu edhe siç pritej, thirrjet raciste kundër Kosovës dhe Shqipërisë kanë prevaluar në koret e tifozerisë serbe gjatë ndeshjes mes Serbisë dhe Zvicrës, e vlefshme për Nations League.
Vendasit kanë shpalosur flamuj ku shkruhej “Kosova është Serbi” dhe në kor kanë kënduar “Kush nuk kërcen është shqiptar”.
Thirrjet e tifozëve serbë kanë qenë edhe më të elektrizuar edhe për shkak se kapiten i Zvicrës është shqiptari Granit Xhaka, i cili edhe në përballje të mëparshme mes dy ekipeve është përfshirë në përplasje me lojtarët serbë.
Që prej momentit kur Xhaka ka shkelur fushën, teksa doli per nxemje, ka patur vërshëllima kundër tij.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.