Orët e para të mëngjesit dhe mesditës do të sjellin intervale të gjata me kthjellime në zonat bregdetare dhe në qytetet e zonës së ulët.
Ndërsa në shtirjen Lindore parashikohet që herë pas here të ketë kalime të lehta të vranësirave, por pas mesdite pritet që vranësirat gradualisht të shfaqen në pothuajse të gjithë vendin tonë, ku më të fokusuara do të jenë në orët e pasdites në zonat Verilindore dhe Juglindore të Shqipërisë duke krijuar mundësi për momente të pakta me pika shiu në skajin Juglindor.
Vija bregdetare edhe në pjesën e dytë të ditës do të jetë me intervale kthjellimesh, por do të ketë edhe kalime të lehta të vranësirave.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.