Nga Gazeta ‘Si’- Orët e paradites vijojnë nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta në veri dhe zona të izoluara në qendër duke rrezikuar rrebeshe të izoluara shiu, por pasmesditës priten largim gradual i vranësirave në të pjesën më të madhe të territorit duke lënë me vranësira vetëm zonën malore Lindore.
Pjesa e dytë e ditës do të vijojë në ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta e kalimtare në të gjithë Shqipërinë. Të njëjtat kushte të qëndrueshme atmosferike do të na shoqërojnë në mbrëmje edhe gjatë natës.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të lehtë në në dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 9°C vlera minimale deri në 26°C vlera maksimale që pritet përgjatë zonës së ulët.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi maksimale mbi 45 km/h nga drejtimi permanent Veriperëndimor; duke krijuar në brigjet detare dallgëzim MBI 3 ballë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



