Ka ndodhur

Zbulohet garazhi i përshtatur për prodhim dhe shitje droge, arrestohen 3 të rinj në Lezhë

Gazeta Si - Policia ka zbuluar një garazh, i cili ishte përshtatur për prodhim dhe shitje lëndësh narkotike në Lezhë.

Në një njoftim për mediat, thuhet se në pranga kanë rënë tre 24-vjeçarë, njëri prej të cilëve pronari i garazhit.

Policia tha se u arrestuan: Rigers Marku, Reneo Përgjini, Erisolo Marku. Gjatë kontrollit në ambientet e garazhit, u gjetën 70 doza kanabis, 1 armë zjarri pistoletë me krehër me municion luftarak, dhe 2 radio marrëse-dhënëse, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me 3 celularë dhe 1 automjet.

Tre të arrestuarit akuzohen për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve, shpërthyese dhe municionit”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë