Ka ndodhur

Ndalohet në rrugë nga policia, shqiptarit i gjenden 36 kg kokainë në shtëpi: Shoh dragonj!

Gazeta Si - Një 26-vjeçar shqiptar është arrestuar në Bolonja të Italisë, pasi iu zbulua në shtëpi një sasi prej 36 kg kokainë dhe 70 mijë euro cash.

Sipas mediave italiane, i riu u pikas rastësisht nga komandanti i policisë, Ettore Bramato në rrugë në një gjendje jo të mirë, pasi dyshohet se kishte konsumuar ndonjë substancë lëndësh narkotike. I riu filloi të thoshte gjëra të pakuptimta dhe më pas ai drejtoi policinë në shtëpinë e tij.

Komandanti e kuptoi se ai mund të bëhej i rrezikshëm për veten dhe të tjerët dhe duke parë një makinë policie që po vinte, kërkoi ndihmë nga kolegët e tij të rendit. “Shoh dragonj”, thoshte shqiptari, krejtësisht jashtë kontrollit, i cili po shfrynte mbi oficerët.

Ka qenë vetë ai që i ka çuar në banesën ku qëndronte po në atë zonë, duke i siguruar se i kishte parë realisht dragonjtë dhe do t'ua tregonte.

Në fakt policia hapi derën e dhomës dhe konfirmoi fantazitë q shprehte 26-vjeçari në rrugë.

Mirëpo vuri re një seri kartëmonedhash me vlerë 70 mijë euro të shpërndara në dyshemenë e banesës dhe 40 kilogramë kokainë, që me sa duket kanë pasur një efekt të caktuar.

Një sasi, e cila dyshohej se ka qenë gati për t’u shitur në treg. Karabinierët, të cilët po hetojnë çështjen, arrestuan shqiptarin pa precedentë penalë për posedim dhe trafik droge e rezistencë, pasi e dërguan në spital.

Kur të përmirësohet, 26-vjeçari do të duhet të shpjegojë se ku i ka marrë 36 kg kokainë dhe ndoshta në emër të kujt.

Edhe pse shuma e parave të gjetura sugjeron se nuk është një korrier, gati për të lëvizur mallin nga një vend në tjetrin.

Sipas mediave italiane, dyshohet se bëhet fjalë për një blerje të kryer së fundmi nga një shitës me shumicë dhe një aktivitet të nisur tashmë për shkak të gjetjes së asaj sasie droge dhe parash.

Një substancë që tradhtoi 26-vjeçarin shqiptar, duke e shtyrë atë të dilte në rrugë në gjendje agjitacioni të plotë dhe mungesë qartësie.

Kalimi i rastësishëm i komandantit të Karabinierëve dhe makinës së patrullës që ruan atë zonë të Borgo Panigale, ishin goditje të paparashikueshme të fatit të keq në rrugën e tij. E njëjta gjë që me shumë gjasa do ta çojë në burg sapo të shërohet.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë