Nga Gazeta 'SI' - Shqipëria duhet të përqendrohet në zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm. Ky është një nga rekomandimet e Guvernatorit të Bankës Kombëtare të Austrisë, Robert Holzmann, gjatë një takimi të përbashkët me Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko.
Sipas Holzmann, turizmi i qëndrueshëm jo vetëm që sjell përfitime për mjedisin, por gjithashtu përforcon komunitetet vendase dhe siguron rritjen ekonomike afatgjatë. Ai u shpreh se Shqipëria ka një ndër normat më të ulëta të inflacionit dhe një ndër normat më të larta të rritjes ekonomike në rajon, kjo falë politikave të duhura monetare të ndjekura nga Banka Qendrore.
Nga ana tjetër, Guvernatori Sejko theksoi se një ndër objektivat strategjikë të Bankës së Shqipërisë është modernizimi i sistemeve të pagesave dhe më konkretisht anëtarësimi në Tregun Unik të Pagesave në Euro, SEPA.
Gjatë prezantimit të zhvillimeve në sektorit bankar, Sejko nënvizoi se Banka Qendore në bashkëpunim edhe me qeverinë shqiptare ka ndërmarrë një sërë masash që synojnë zgjerimin e përdorimit të monedhës kombëtare në sistemin financiar dhe në ekonominë shqiptare. Guvernatori Sejko u shpreh se euroizimi i sistemit financiar ka ndikim të rëndësishëm mbi efektivitetin e politikave ekonomike, dhe për këtë qëllim Banka e Shqipërisë në bashkëpunim edhe me qeverinë shqiptare ka ndërmarrë një sërë masash që synojnë zgjerimin e përdorimit të monedhës kombëtare në sistemin financiar dhe në ekonominë shqiptare. Rezultatet e deritanishme kanë qenë inkurajuese, ku konstatohet një rritje e peshës së kredisë në lekë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.