Gazeta Si - Një 40--vjeçar, i ka marrë jetën mikut të tij 65-vjeçar pas një sherri për motive të dobëta në banesën e këtij të fundit. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e të dielës në fshatin Gjashtë në qytetin e Sarandës.
Sipas policisë, 40-vjeçari Admir Ferik Beqiri, goditi me shishe qelqi 62-vjeçarin Gëzim Bizoni, i cili ndërroi jetë në vendngjarje, në oborrin e banesës së tij.
"Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda, në vijim të veprimeve të kryera për ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme, në fshatin Gjashtë, arrestoi shtetasin A. B., 40 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me shishe qelqi shtetasin G. B., 62 vjeç, i cili për shkak të dëmtimeve humbi jetën. Gjithashtu, shtetasi A. B. dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij, shtetases E. K., banuese në fshatin Gjashtë", thuhet në njoftimin e policisë.
Ndërkohë, autori i dyshuar është arrestuar nga policia. Dyshohet se ai ka qenë në gjendje të dehur kur goditi me shishe qelqi dhe sende të forta 65-vjeçarin.
Viktima, Gëzim Bizoni, jetonte i vetëm në banesë, pasi ishte divorcuar dhe një vit më parë kishte marrë shokun e tij Admir Ferik Beqiri, të jetonin së bashku.
Kohët e fundit, dyshohet që viktima i kishte kërkuar 40-vjeçarit, njëherësh autorit të largohej nga banesa. Ky i fundit sipas hetimeve paraprake vuante nga problemet me alkoolin.
Në gjendje të dehur autori (dyshohet nën efekt të lëndëve narkotike), ka goditur për vdekje me një shishe qelqi dhe sende të forta 62-vjeçarin Gëzim Bizoni. Grupi hetimor është duke hetuar shkaqet.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.