Futboll

‘Heroi’ i Euro 2016, Armando Sadiku: Nuk jam më as në ‘listë pritjeje’ të Sylvinhos, por për Kombëtaren do të jem gati deri në fund!

Nga Gazeta 'SI' - Në 38 ndeshje ai ka shënuar 12 gola dhe ka dhuruar 3 asiste, duke qenë vendimtar kështu për 15 golat e një kombëtare si e jona që nuk është se ka ndonjë record të lartë të golave të shënuar. Sot luan 5600 km larg kryeqytetit, Tiranës, në shtetin më të madh në Botë në Indi. Po flasim për Armando Sadikun, I cili do të mbahet mend përgjithmonë në historinë e futbollit shqiptarë, për golin e vetëm të finaleve të Europianit të 2016-s, goli I vetëm I yni, dhe 3 pikëshi I pare dhe I vetëm për kombëtaren tone dy here pjesëmarrëse në finalet e një kampionati europian.

Prej mëse dy vitesh ai luan në Indi, në këtë sezon ka ndryshuar skuadër dhe në 8 ndeshje ka shënuar 10 gola, por pavarësisht kësaj Sylvinhos I mjaftoi vetëm 1 minutë nër ta aktivizuar dhe për të mos e marrë më. Grumbullimi I tij I fundit ishte në eliminatoret e Europianit, u aktivizuar si zëvendësues në fundin e ndeshjes përballë Ishujve Faroe që ne fituam në transfertë, fitorja e vetme jashtë 3-1, por Sadiku në atë takim u përdor thjesht për të shtyrë minutat deri në vërshëllimën e fundit nga trajneri brazialian. Për here të pare ai prononcohet për mediat shqiptare, për gazetën SI, rreth të tashmes së tij me klubet, të shkuarës që e pa të ngrihej në qiell dhe të ulej po aq shpejt, sis humë futbollistë fatkeq për shkak të dëmtimeve, dhe për bisedat e tij me Sylvinhon.

Nga sezoni 2023 luani në Indi, pse kjo zgjedhje pasi në pamje të parë duket disi e çuditshme?

"Në vitin 2023 bëra një sezon shumë të mirë tek Kartagjena dhe vendosa që të pres një ofertë të mirë financiare dhe në ato momente pata dy oferta një nga Irani dhe një nga India. Zgjodha këtë të fundit pasi më dhanë një ofertë të mirë financiare dhe për më shumë vite, për këtë arsye ika në Indi".

Në çfarë niveli është futbolli atje, mund të na tregoni pak për futbollin dhe lojtarët vendas?

"Kampionati Indian është në rritje pasi ky është edicionii 11 i tyre dhe e organizojnë shumë bukur. Këtu lejohen vetëm 6 lojtarë të huaj për një skuadër, ndërkohë që vetëm 4 mund të jenë në fushë dhe dy të tjerë në stol për të zëvendësuar pikërisht ata. Sigurisht që këta lojtarë të huaj janë me kualitet të mirë. Sa i përket lojtarëve indianë, ka edhe atje nga ata që janë në një nivel të mirë, por kryesisht ishin tek ekipi që unë isha vjet në Mounbagan".

Si është jeta e një futbollisti në Indi, ju keni luajtur në disa vende të ndryshme në Europë dhe në Amerikë Latine?

"Normal një kontinent tjetër dhe për mua ishte e vështirë. Megjithatë që kushtet për ne të huajt janë shumë të mira. Përpara se të shkoja dhe të pranoja, bëra shumë telefonata nga shokët e klubeve që kam patur kryesisht spanjoll dhe që kanë qenë në Indi pë të pyetur për kushtet. Dhe unë tani jam shumë I kënaqur dhe për këtë arsye po vazhdoj edhe për vitin e dytë këtu sepse edhe klubi t’I plotëson të gjtiha që ti të ndihesh mirë".

Në Europianin e 2016-s ju ishit heroi i ekipit tonë pasi i dhatë skuadrës fitoren e vetme dhe 3 pikët në ndeshjen ndaj Rumanisë. U prit shumë se mund të kishte një të ardhme me klube më të njohura për ju. Çfarë ndodhi?

"Eshtë e vërtetë që në vitin 2016 dhe 2017 bëra hapat më të mëdhej të karrierës sime duke shkuar tek Legia e Varshavës në Poloni dhe tek Levante në Spanjë. Por në startimin e sezonit të dytë me Levanten, gjatë përgatitjeve pata një dëmtim shumë të rëndë në gju, dhe ishin pikërisht dëmtimet që nuk më dhanë mundësinë të mbaja nivelin që duhej për në La Liga dhe mbeta mbrapa.

Patjetër që e ndoqa kombëtaren dhe në Gjermani, i pashë të treja ndeshjet. Unë jam një lojtar i kombëtares dhe deri në ditën që do ta lë futbollin, do të jem në dispozicion. Nëse trajneri i ekipit do të ketë nevojë për mua do të jem gjithmonë i gatshëm".

Ju vazhdoni të shënoni dhe pavarësisht kësaj, prej kohësh nuk jeni grumbulluar në ekipin kombëtar, ka diçka që nuk është e dukshme? Në këtë grumbullim të fundit që fillon këtë fundjavë, edhe pse skuadra kishte probleme me sulmin edhe pse ju shënoni, a besuat se do të kishit ndonjë ftesë?

"Eshtë e vërtetë që për momentin kam një formë shumë të mirë, në skuadrën që jam në 8 ndeshje kam shënuar 10 gola dhe ndihem shumë mirë. Nuk kam pasur ndonjë kontakt nga trajneri. Deri në fund të Europianit kam pas kontaktuar me të më pas nuk kam pasur më biseda. Nuk jam as në listën e pritjes në këtë sezon të ri të Ligës së Kombeve dhe më vjen keq sepse po kaloj një formë shumë të mirë dhe mendoj që në këtë moment mund ta ndihmoj kombëtaren.

Kam pasur një komunikim shumë të mirë me trajnerin, kemi shkëmbyer shpesh mesazhe. Ai e di shumë mire pasi i kam thënë sa herë të kesh nevojë për mua, unë jam këtu, i gatshëm ta ndihmoj si në fushë, jashtë fushe, kudo të jetë. Por ai ka vendosur të mos më thërrasë, ai është trajneri dhe ai vendos, por unë do të vazhdoj të shënoj sa më shumë gola që ta bind se mund të kem një vend në sulmin e kombëtares".

Si ju duket ky ekip kombëtar, është më i fortë se ai ku ju keni qenë pjesë, beson se mund të arrijë edhe më tepër?

"Ekipi ynë kombëtar për momentin është shumë i fortë sepse edhe duke i marrë individualisht të gjithë lojtarët luajnë nëpër superklube. Pritshmëritë janë shumë të mëdha nga tifozët, lojtarët dhe të gjithë ambienti që e rrethon ekipin. Ne vërtet kemi një kombëtare shumë të mirë tani dhe aktualisht nuk futemi më në ndeshje si inferiorë, por si të barabartë dhe ky ekip tani ka të gjithë respektin e kombëtareve të forta në Europë".


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë