Rubin Kazani ka shënuar fitore me rezultat 2-0 ndaj Akhmat Groznyt në kuadër të javës së 11-të në elitën e futbollit rus.
Kjo ishte fitorja e parë për ta pas katër ndeshjeve pa fitore në Superligën e Rusisë, ndërkaq nuk kishte si mos të mungonte edhe kontributi i Mirlind Dakut.
Ylli shqiptar ka vazhduar me formën e tij pozitive të golave këtë sezon duke gjetur golin edhe kësaj radhe ndaj Akhmat Groznyt.
ГООООООЛ! МИРЛИНД ДАКУ! 2:0! 🔥#РубинАхмат 2️⃣:0️⃣ pic.twitter.com/0J7zVEpg7m
— «Рубин» Казань (@fcrk) October 5, 2024
26-vjeçari shënoi në minutat shtesë të pjesës së dytë për rezultatin 2-0 pas asistimit të Dmitry Kabutov.
Ky ishte goli i gjashtë i Dakut në 11 ndeshje këtë sezon për Rubin Kazanin teksa ka edhe dy asistime në emrin e tij.
Kujtojmë se pasi kishte munguar në grumbullim e kaluar, Daku ka marrë ftesën e përzgjedhësit Sylvinhos për dy ndeshjet e Shqipërisë në Ligën e Kombeve këtë muaj.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.