Gazeta Si – Një zjarr ka rënë pak pas mesnatës në një azil në rrugën “Ali Visha” në Tiranë. Pas njoftimit se disa të moshuar kanë mbetur të bllokuar, në vendin e ngjarjes kanë shkuar policia dhe zjarrfikësit.
Sipas burimeve, zjarri në mesnatë ra për shkak të një kondicioneri. Të moshuarit ngelën të bllokuar deri në momentin kur policia, forcat “Shqiponja” dhe zjarrfikëset i evakuan nga azili dhe flakët u shuan.
Ata kanë bërë të mundur evakuimin e të gjithë banorëve të azilit, ndërkohë që është fikur edhe zjarri. Mësohet se katër të moshuar janë dërguar në spital, por ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Dy prej të moshuarve janë dërguar në shërbimin e toksikologjiksë për shkak të asfiksisë.
Një tjetër është dërguar tek djegie-plastika ndërsa njëri prej tyre tek Trauma me gërvishtje për shkak të lëvizjeve të pakontrolluara kur ka ndodhur ngjarja.
Siç duket nga fotot zjarri ka shkaktuar dëme në disa dhoma të azilit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.