Gazeta Si – Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të premteje në rrugën Korçë-Pogradec.
Në vendin e quajtur “Ura e Leshnicës” është gjetur i pajetë 40-vjeçari Florant Palla, banues në fshatin Petrushë.
Policia thotë se sipas këqyrjes paraprake të trupit të pajetë dyshohet të jetë përplasur nga një makinë, e cila më pas është larguar në vendin e ngjarjes.
Kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit si dhe për të zbuluar mjetin që dyshohet se ka aksidentuar për vdekje 40-vjeçarin.
Policia po kontrollon në servise dhe ambiente të ndryshme në rrugën Korçë-Pogradec e në fshatrat përreth me qëllim gjetjen e makinës.
Rreth orës 18:25, në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, në vendin e quajtur “Ura e Leshnicës” është gjetur i pa jetë shtetasi F. P. 40 vjeç, banues në Petrushë. Nga veprimet e para të kryera në vendin e ngjarjes dhe këqyrja paraprake e trupit dyshohet të jetë aksidentuar nga një mjet i cili është larguar nga vendi i ngjarjes”, sqaron policia.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.