Ka ndodhur

Përplasen dy furgonë në aksin Levan-Tepelenë, 6 persona në spital. Në Lushnjë digjet mjeti i mallrave

Gazeta Si - Një aksident ka ndodhur rreth orës 18:00 të kësaj të premteje në autostradën Levan-Tepelenë, në vendin e quajtur Buzmadh.

Dy furgonë janë përplasur me njëri-tjetrin dhe për pasojë janë lënduar 6 pasagjerë. Në vendngjarje kanë mbërritur 3 autoambulanca që kanë transportuar të plagosurit në Spitalin Rajonal Fier, ndërsa mësohet se të gjithë të plagosurit sipas burimeve paraprake janë jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ndodhet policia dhe grupi hetimor të cilët po punojnë për zbardhjen e detajeve të aksidentit.

Ndërkohë po sot pasdite, një furgon mallrash është përfshirë nga flakët në unazë të qytetit të Lushnjës.

Kanë qenë banorët e zonës ata që kanë njoftuar policinë. Edhe pse moti ka qënë me reshje shiu, mjeti ka është djegur pjesërisht.

Në vendngjarje shkuan menjëherë forrcat zjarrfikëse e policia, e cila normalizoi trafikun e lëvizjes së mjeteve, por dhe për të përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit në mjet.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë