Shendet

OBSH miraton testin e parë diagnostikues të lisë së majmunit për përdorim urgjent

Nga Gazeta Si - Organizata Botërore e Shëndetësisë ka renditur testin e parë diagnostikues të lisë së majmunit, nën procedurën e Listës së përdorimit emergjent, një hap i rëndësishëm në përmirësimin e aksesit global në testimin e mpox. Miratimi për përdorimin urgjent të analizës Alinity m MPXV, i prodhuar nga Abbott Molecular do të jetë thelbësor në zgjerimin e kapacitetit diagnostik në vendet që përballen me shpërthime mpox, ku nevoja për testime të shpejta dhe të sakta është rritur ndjeshëm. Diagnoza e hershme e mpox mundëson trajtimin dhe kujdesin në kohë, si dhe kontrollin e virusit.

Kapaciteti i kufizuar i testimit dhe vonesat në konfirmimin e rasteve mpox vazhdojnë në Afrikë, duke kontribuar në përhapjen e vazhdueshme të virusit. Në vitin 2024, mbi 30 000 raste të dyshuara janë raportuar në të gjithë rajonin, me shifrat më të larta në Republikën Demokratike të Kongos dhe Nigeri. Në Republikën Demokratike të Kongos, vetëm 37% e rasteve të dyshuara janë testuar këtë vit.

"Ky test i parë diagnostikues mpox i renditur nën procedurën e Listës së Përdorimit Emergjent përfaqëson një moment historik të rëndësishëm në zgjerimin e disponueshmërisë së testimit në vendet e prekura," tha Yukiko Nakatani, Ndihmës Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së për Qasjen në Medikamente dhe Produkte Shëndetësore.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë