Një stuhi e fortë shirash goditi Bosnjën gjatë natës, duke përmbytur disa qytete në pjesët qendrore dhe jugore të vendit, duke mbyllur rrugët dhe duke lënë shtëpitë pa energji elektrike.
Shërbimet e emergjencës në jug të vendit raportuan disa persona të zhdukur dhe u bënë thirrje vullnetarëve dhe ushtrisë për të ndihmuar.
Apokalipsa u Hercegovini( poplave, zemljotresi)…Jablanica potpuno odsječena od civilizacije.
— Sir Fink (@beanmisteria) October 4, 2024
Strašno, tužno.😱😢 pic.twitter.com/DdInKXE3lZ
Ndërkohë, sipas dias informacioneve jozyrtare, besohet se numri i të vdekurve nga vërshimet dhe rrëshqitjet e dherave në Jabllanicë është rritur në mbi 10 persona.
Shërbimet e shpëtimit në qytetet Jabllanicë dhe Kiseljak thanë se energjia elektrike ishte ndalur gjatë natës dhe telefonat celularë humbën sinjalin.
Ovako trenutno izgleda Donja Jablanica (video: domovina BiH) pic.twitter.com/5K1rCwXCec
— Istraga.ba (@IstragaB) October 4, 2024
Stacioni i zjarrfikësve në Jabllanicë tha se qyteti ishte plotësisht “i paarritshëm” sepse rrugët dhe linjat e trenave ishin të mbyllura.
“Policia na informoi se edhe hekurudha është e bllokuar”, thanë punonjësit e emergjencës.
#BREAKING #Bosnia JUST IN: Massive floods hit Kiseljak, Bosnia and Herzegovina, following heavy rainfall. pic.twitter.com/Yfc541sw7C
— The National Independent (@NationalIndNews) October 4, 2024
“Nuk mund të hysh apo të dalësh nga Jabllanica për momentin. Telefonat fiks funksionojnë, por celularët nuk kanë sinjal”.
Ata u bënë thirrje njerëzve që të mos dalin në rrugët e përmbytura.
Shirat e dendur dhe erërat e forta u raportuan gjithashtu në Kroacinë fqinje, ku disa rrugë u mbyllën dhe kryeqyteti Zagreb u përgatit që lumi i fryrë Sava të dilte nga brigjet e tij.
Erërat e forta kanë penguar trafikun në bregdetin jugor të Detit Adriatik dhe përmbytjet e shkaktuara nga shirat e dendur kërcënuan disa qytete dhe fshatra në Kroaci. /Telegraf
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.