Ka ndodhur

Aksident me vdekje në autostradën Thumanë-Tiranë, humb jetën drejtuesi i një mjeti

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të premteje në autostradën Thumanë-Tiranë.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 07:10, në vendin e quajtur “Ura e Gjolës”, mjeti tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin L. F., rreth 60 vjeç, është përplasur me mjetin tip “Audi”, me drejtues shtetasin I. P.

Si pasojë e dëmtimeve të marra nga aksidenti shtetasi L. F., ka ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë