Moti

Sot reshje shiu dhe ulje temperaturash. Fundjava rikthen diellin

Nga Gazeta 'Si' - Shqipëria do të vijojë me vranësira dhe shira me intensitet të lartë; që në orët e para të mëngjesit; më problematike situata do të paraqitet në zonat veriore dhe pjesërisht në qendër duke raportuar përmbytje lokale.

Pjesa e dytë e ditës do të shtojë intensitetin e reshjeve në të gjithë territorin duke sjellë vërshime të përkohshme si edhe përmbytje në Ultësirën Perëndimore. Pritet rënie intensitetit të shirave vetëm gjatë natës vonë.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë në mëngjes, por ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 13°C vlera më e ulët deri në 27°C vlera më e lartë në territor. Era do të fryjë e fortë si në toke dhe në det me shpejtësi mbi 75 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim deri në 6 ballë.

FUNDJAVA

Në fundjavë pritet që vendi të përfshihet nga një mot i paqëndrueshëm, ndërsa orët në vijim do të sjellim shtim të vranësirave dhe rrebeshe shiu.

Parashikohet që situata problematike të jetë në pjesën më të madhe të Ultësirës Perëndimore. Në Shkodër në Lezhë, Krujë e Tiranë do të ketë shira me intensitet lokalisht intensive. Po ashtu qarku i Vlorës do të rrezikohet nga reshje shiu. Lushnja dhe Fieri po ashtu do të kenë reshje me intensitet mesatar dhe lokalisht intensive. Dita e shtunë dhe dita e diel përmirëson ndjeshëm situatën e reshjeve, ul intensitetin e tyre do të jenë reshje të pakta dhe të izoluara.

Sa i përket situatave termike temperatura mjaft të larta në ditën e sotme deri në 29 gradë, ndërsa e shtuna dhe e diela do të sjellë ulje, maksimumi të dielën do të arrijë deri në 26 gradë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë