Berat Gjimshiti ka shënuar golin e parë të karrierës së tij në Ligën e Kampionëve, i cili ka ardhur në sfidën kundër Shakhtar Donetsk.
Pas një krosimi në zonë, topi përfundoi te Gjimshiti, i cili e shtyu drejt rrjetës, duke kaluar në avantazh Atalantën në minutën e 21’.
Ky është një mesazh i mirë përpara grumbullimit të Kombëtares shqiptare, e cila do të ketë dy ndeshjet e radhës në Ligën e Kombeve kundër Republikës Çeke dhe Gjeorgjisë, me Gjimshitin që pritet të rikthehet në skuadër, pasi nuk ishte i gatshëm për Silvinjon në dy ndeshjet e para për shkak të një dëmtimi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.