Ekonomi

Sejko: S’ndryshon norma e interesit. Miratohet rregullorja për mikrokreditë. Koordinim me qeverinë për kursin e euros

Nga Gazeta 'SI' - Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko njoftoi se norma bazë e interesit do të vijojë të qëndrojë 3%, duke analizuar një ecuri positive të ekonomisë së vendit.

Gjatë konferencës për median, Sejko tha se rregullorja për subjektet e mikrofinancës është miratuar nga Këshilli i Mbikëqyrjes, por do të hyjë në fuqi në janar të 2025-s.

“Kufizojmë moshën e kredimarrëve, elementë sa i takon numrin e kredive, nuk mund të merren 2 kredi konsumatorë njëherësh, do bëhet analizë financiare e kredimarrësve. Në funksion nga ruajtja e kredi marrësve nga ngarkesave me borxh. Por mbrojmë edhe vetë institucionet ndaj kredive me probleme. Këto institucione nëse do të përballeshin me një kredi marrës problematik, do të kishin normë të lartë kredie me probleme dhe do të përballeshin me humbje”, u shpreh Guvernatori.

Po ashtu, institucionet financiare jo banka do të kalojnë në një filtër më të hollësishëm gjendjen ekonomike të qytetarëve që aplikojnë për kredi dhe të ardhurat e tyre mujore.

“Do tu kërkohet këtyre institucione që të përshtasin edhe rregulloret e tyre të brendshme në funksion të ruajtjes së kredimmarrësve nga mbiongarkesa me borxh tyë panevojshëm. Qëllimi është mbrojtja e huamarrësve por edhe mbrojtja e vetë jkëtyre insticuioneve nga kredi problematike”, u shpreh Sejko.

Në përgjigje të pyetjes së Gazetasi.al, Guvernatori Sejko tha se Banka është në diskutime me qeverinë për zhvillimet në kursin e këmbimit, duke përmendur nevojën e qeverisë për shpenzime, si një mënyrë për të shtuar sasinë e lekëve në treg.

"Ne koordinojmë dhe harmonizojmë politikën monetare në mënyrë të vazhdueshme me politikën fiskale, me qeverinë. Për këtë ka një bashkëpunim të vazhdueshëm. Natyrisht që në raport me kursin e këmbimit, Banka e Shqipërisë ka politikën e saj monetare dhe operacionale, e koordinuar me politikën fiskale të qeverisë. Në vijimësi ne kemi diskutuar dhe do të vazhdojmë të diskutojmë me qeverinë në lidhje me nevojat që ajo ka për shpenzime dhe për plotësimet e saj buxhetore, por dhe në raport me reagimin e pagesave e borxhit në të ardhmen në mënyrë që i gjithë zhvillim dhe ky koordinim i punës të politikës fiskale të qeverisë të jetë në funksion të stabilitetit të kursit të këmbimit dhe në funksion të koordinimit të politikës monetare me politikën fiskale", tha drejtuesi i BSH.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë