Ka ndodhur

Kapet me drogë dhe armë në banesë, arrestohet 75-vjeçari në Shkodër

Gazeta Si - Një 75-vjeçar u arrestua në Shkodër, me akuzën e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike dhe armëmbajtjes pa leje.

Në kuadër të operacionit të koduar “Prekal”, është bërë i mundur arrestimi i shtetasit P. Gj., 75 vjeç.  

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit P. Gj., në fshatin Prekal, ku kanë gjetur rreth 2.63 kg cannabis sativa, 1 armë zjarri pushkë dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me 1 celular.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.  


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë