Nga Gazeta 'SI' - Stoku i depozitave në bankë preku vlerën e 1.33 trilionë lekëve gjatë muajit gusht, me rritje 1.5% nga korriku ose 19 mld lekë më shumë . Kjo është shifra më e lartë e raportuar e depozitave.
Në raport vjetor, kursimet në banka janë shtuar me 3.7%.
Edhe pse valutat nuk kanë pasur një vit të mirë, vazhdojnë të mbajnë pjesën më të madhe të depozitave, mbi 55%. Në gusht kursimet në valutë u shtuan me 2.8% duke arritur 738 mld lekë. Në raport vjetor ato kanë rënë me 0.8%.
Depozitat në lekë ranë lehtë gjatë periudhës, me 0.2%, duke qëndruar në vlerën e 594 mld lekëve. Nga një vit më parë rritja është rreth 10%.
Sipas kategorive, bizneset kanë pasur në rritje të kursimeve të tyre në banka, ndërsa individët kanë “zbrasur” llogaritë.
Në prill të këtij viti, kursimet e shqiptarëve në banka vijuan rënien, duke e ulur stokun total të depozitave në 1.29 trilionë lekë, nga 1.3 që ishte në mars.
Por gjithashtu rënia duket të ishte vetëm statistikore pasi depozitat raportohen në lekë dhe rrjedhimisht ato në valutë të huaj përkthehen më pak, për shkak të kursit. Kursimet në euro përgjatë prillit u rritën me 1.5%, duke arritur në 7.5 mld euro në total. Kjo ishte hera e parë prej shumë muajsh që u rritën kursimet në euro, lidhur me zhvlerësimin e fortë. Euro dominonte stokun e depozitave bankare me rreth 55% të totalit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.