Njerez

Dasma sekrete e vajzës së Schumacherit, detajet dhe kufizimet esktreme të ceremonisë në Palma de Majorka!

Nga Gazeta ‘Si’- Gina Maria Schumacher, vajza e kampionit të F1, Michael Schumacher, dhe Iain Bethke janë martuar. Dasma ishte një ngjarje e veçantë e mbajtur në një ambient ekskluziv dhe privat. Çifti në fakt ka zgjedhur si lokacion një vilë luksoze në Palma de Mallorca, në kodrat e Port d'Andratx, të blerë në vitin 2017 nga gruaja e Schumit, Corinne, nga presidenti i Real Madrid Florentino Perez për një shumë afër 30 milionë euro.

Shtëpia luksoze është 15,000 m2, me dy pishina, një helikopter, një palestër dhe një kopsht të madh me palma.

Familja Schumacher ka mbajtur gjithmonë njëfarë fshehtësie për jetën e tyre personale dhe sërish informacioni i dalë për martesën e Gina ishte i kufizuar. Ishte një dasmë intime dhe me klas, me praninë e mundshme të Michael Schumacher, i cili prej disa kohësh është në gjendje delikate shëndetësore. Sipas Bild, familja i kërkoi stafit që t'i dorëzonte smartfonin e tyre përpara se të hynin në vilë, ndoshta për të shmangur fotot. Kjo zgjedhje drastike mund të bëjë që njeriu të mendojë për praninë e kampionit të F1 dhe mbi të gjitha lidhet me atë që ndodhi pak kohë më parë kur tre persona kishin tentuar të shantazhonin familjen duke kërcënuar se do të publikonin fotot private të kampionit të Ferrarit. Ata kërkuan 15 milion euro për të mos i postuar në  “Darkëeb”, rrjetin e errët. Të tre personat përfunduan në gjyq, por episodi tërhoqi vëmendjen te familja e cila u detyrua të merrte masa më të larta mbrojtjeje.

Dasma e vajzës së tij Gina me Iain Bethke

Gina Schumacher dhe Iain Bethke u takuan teksa frekuentonin të njëjtinn klub të kalërimit, në ndjekje të pasionit të tyre të madh që me kalimin e kohës më vonë u bë punë. Dasma u organizua me shumë kujdes dhe vëmendje ndaj detajeve, nusja kishte veshur një fustan elegant të bardhë të përshtatur me petale të dizajnuara nga stilisti Enzoani, ndërsa kateringu u kujdes nga shefja e njohur Macarena De Castro. Dhëndri kishte veshur një kostum britanik të modës së lartë me shirita me një jelek gri që përputhej me kravatën. Dasma e Gina Schumacher pati bllokues valësh dhe frekuencash ndaj paisjeve elektronike për të siguruar një ngjarje krejtësisht private.

Nuk dihet ende nëse Michael Schumacher ishte i pranishëm në ceremoni, por prania e një platforme helikopteri në vilë mund ta kishte lehtësuar ardhjen e tij në diskrecion të plotë. Në dasmë morën pjesë edhe anëtarë të tjerë të familjes, si Mick dhe Ralf Schumacher. Gina orët e fundit ka publikuar një mesazh në rrjetet sociale për të ndarë me ndjekësit gëzimin e saj në dasmë. Duke komentuar një çift të xhiruar ku ishte ajo me bashkëshortin e saj: “Përgjithmonë me ty, po përgjithmonë”. Më pas postimi u shpërnda në story nga vëllai i saj Mick, i cili shtoi: "Jam vërtet i lumtur për ju të dy."

Kush është Iain Bethke, dhëndri i ri i Michael Schumacher

Një kërcyes i talentuar që konkurroi në shfaqe kërcimesh me kuaj. Iain është pronar i një kompanie kuajsh, IB Horses, e specializuar në stërvitjen dhe shitjen e kuajve. Me një jetë të ndarë mes Zvicrës dhe fermës së tyre në Teksas, çifti i është përkushtuar intensivisht kalërimit, me Gina Maria që ka mbledhur tituj të shumtë ndërkombëtarë dhe Ian drejton kompaninë e tij të kuajve.

Të dy kanë ndërtuar një jetë që pasqyron rrënjët e tyre dhe dashurinë e tyre për kuajt. Gina është gjithashtu një kalorëse e mirë, një pasion i trashëguar nga nëna e saj Korina. Vajza e Schumacher ka fituar gara të shumta gjatë viteve, duke përfshirë Kampionatin Botëror të Reining FEI në Zvicër në vitin 2017. Në shkurt 2018, ajo u nderua me një medalje të artë në Kuajt Novice të Shoqatës Kombëtare të Kuajve Reining, pastaj fitoi edhe Kampionatin Botëror për të rinj kalorës në 2018.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë