Ka ndodhur

Po ktheheshin nga një dasmë, makinat përplasen dhe bien në kanal në askin Berat-Lushnjë

Gazeta Si- Një aksident ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të kësajtë hëne në aksin rrugor Berat-Lushnjë rreth orës 04:00 pranë fshatit Fier-Shegan, ku disa persona kanë mbetur të plagosur jashtë rrezikut për jetën

Sipas policisë, në aksident janë përfshirë dy automjete, një makinë tip "Toyota RAV4", ku udhëtonin 5 persona dhe një mjet tip "Smart".

Të dy mjetet të cilët udhëtonin në kahe të ndryshëm janë goditur me njëra-tjetrën në pjesët anësore ku më pas kanë përfunduar në kanale. Është dashur ndërhyrja e forcave zjarrfikëse dhe policisë për nxjerjen e personave që ndodheshin në të dy automjetet.

Nga ky aksident pasagjerët kanë marë lëndime të lehta, ndërsa një grua rreth të 50-ve ka marrë dëmtime më shumë, por jashtë rrezikut për jetën.

Të 5 personat që udhëtonin me mjetin tip Toyota ishin duke u kthyer nga një dasmë.

Ekspertët e policisë rrugore nisën hetimet për shkaqet e aksidentit duke marë në pyetje dy drejtuesit e makinave.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë