Moti

Gjatë javës priten reshje shiu, por temperaturat vijojnë të mbeten të larta

Orët e paradites paraqiten nën ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta në të gjithë vendin, por pas-mesditës priten shpeshtim i vranësirave, si fillim në veri të vendit dhe gradualisht në të gjithë zonën Lindore.

Parashikohet që pjesa e dytë e ditës të vijojë në ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të shpeshta ku më të theksuara priten në ekstremin Verior dhe Verilindor, por nuk ka reshje. Të njëjtat kushte atmosferike do të na shoqërojnë edhe gjatë natës ku vranësirat dhe lagështira në ajër do të jenë në nivele të larta. Temperaturat e ajrit do të sërish rënie si në mëngjes edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 6°C vlera minimale deri në 23°C vlera maksimale që pritet përgjatë zonës së ulët.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi maksimale mbi 55 km/h nga drejtimi permanent verior; duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 4 ballë.

Ndërkohë, dita e martë mbetet me mot të qëndrueshëm, ku do të kemi intervale të gjatë kthjellimesh.

Në pjesën e dytë të javës, kushtet atmosferike do të ndryshojnë pasi vendin e diellit do ta zënë reshjet e shiut. Reshjet më intensitet të lartë pritet të jenë gjatë të premtes, ndërsa Lezha dhe Shkodra do jenë qytetet më të prekura.

Do të kemi rritje të temperaturave të ajrit ditën e mërkurë duke bërë që në qytetet malore të jenë 8 gradë Celsius, ndërsa maksimumet në qytetet e ulëta në 28 gradë Celsius. Pjesa e dytë e javës, duke filluar që nga e enjtja, e premtja dhe fundjava ka sinjale që të kemi mot të paqëndrueshëm, pasi do kemi vranësira të dendura, të cilat do të gjenerojnë reshje shiu në territorin shqiptar ku më të dukshme do të jenë ditën e premte.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë