Moti i kthjellët dhe temperaturat e larta do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të territorit, ku më të dukshme kthjellimet do të jenë përgjatë vijës bregdetare. Pjesa e dyte e ditës do të sjellë vranësira të lehta e kalimtare në pjesën më të madhe të territorin, ku më të theksuara vranësirat do të jenë në zonat Lindore.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 11°C vlera minimale deri në 31°C maksimalja në rang territori.
Era do të fryjë mesatare deri e fortë përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 40 km/h nga drejtimi jugor. Kjo do të bëjë që në brigjet detare të krijohet dallgëzim 3 ballë.
Përsa i përket ditës së shtunë, kemi rritje të temperaturave të ajrit, që në orët e para të mëngjesit, duke bërë që vlerat minimale të jenë në 11 apo 12 gradë celcius, në qytetet e zonave malore, ndërsa maksimumet do t’i kemi edhe në vlerën 32 gradë celcuis, në qarqet e Elbasanit dhe Beratit. Tirana, Gjirokastra apo Shkodra, do të jenë në vlerat 31 gradë celcuis, ndërsa vija bregdetare do t’i ketë temperaturat e ajrit nga 28-30 gradë celcuis.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.