Nga Gazeta Si- Tashmë gjithçka është zyrtare, UEFA i ka dhënë të drejtën Shqipërisë dhe Serbisë që të bashkëorganizojnë Kampionatin Evropian U21. Ky kompeticion i moshave do të zhvillohet në vitin 2027.
Sipas UEFA-s vetë ofertës, Serbi-Shqipëri ishte ajo që përmbushi kriteret, teksa me planet e detajuara të këtij turneu do të njihen deri në fund të javës.
Ishte muaji maj kur FSHF-ja dhe Federata Serbe e Futbollit hodhën idenë e bashkëpunimit për këtë turne me 16 ekipe. Gjithashtu, duhen 8 stadiume për të pritur 31 ndeshjet që do të zhvillohen.
“Është një projekt 100 përqind futbollistik. Një mesazh shumë i mirë politik të cilin po e përcjellim ne”, ka thënë kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka për Asscociated Press.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.