Gazeta Si – Një aksident me vdekje ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në afërsi të urës në Orikum të Vlorës.
Policia njofton se 46-vjeçari me iniciale D.K., i cili lëvizte me biçikletë ka ndërruar jetë si pasojë e përplasjes nga një makinë e cila drejtohej nga 32-vjeçari me iniciale K.C.
46-vjeçari nuk mundi të ju rezistonte plagëve të marra dhe për fat të keq ndërroi jetë në spitalin e Vlorës.
Drejtuesi i automjetit u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.