Gazeta Si – Një 26-vjeçar, Shkëlqim Saraçi, u arrestua në flagrancë në Tiranë, teksa po i merrte administratorit të një subjekti privat, 20.000 euro pas mashtrimit në aplikacione të ndryshme, duke u prezantuar si funksionar i lartë shtetëror.
Në kërkim është shpallur një tjetër person, i cili dyshohet se është organizator i rastit, ndërsa paratë janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
Gjatë hetimeve ka rezultuar se këta shtetas, duke u prezantuar si funksionarë të lartë shtetërorë, i kanë kërkuar administratorit, 50 000 euro.
“Gjithashtu, si rezultat i këtij operacioni u identifikua dhe u shpall në kërkim organizatori i dyshuar i këtij rasti, 24-vjeçari me iniciale L.D. Gjatë hetimeve ka rezultuar se 2 të rinjtë, duke u prezantuar si funksionarë të lartë shtetërorë, i kanë kërkuar administratorit, 50.000 euro”, – njofton policia.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.