Koha për të ndryshuar te Cagliari dhe shenjat janë të mira. Vendimi i trajnerit Nicola për të bërë ndryshime në skuadër ka rezultuar i drejtë. Portieri shqiptar, Alen Sherri ka bërë debutimin e tij, duke luajtur gjatë gjithë ndeshjes në Kupën e Italisë përballë Cremoneses dhe ka marrë vlerësim me nota maksimale.
“Pjesa e parë e përjetuar praktikisht si spektator. Më i ngarkuar në pjesën e dytë, por gati kur thirret. Dridhet nga një pavendosmëri që rrezikon t’i japë kundërshtarit mundësinë për gol. Megjithatë, një performancë e gjitha për tu respektuar”.
Është ky vlerësimi i bërë nga mediat italiane për Alen Sherrin, portierin e Cagliarit, titullar në ndeshjen e Kupës përballë Cremoneses, të fituar me rezultatin 1-0 dhe që i jep të drejtën për të kaluar në fazën e 16-shes ku e pret Juventusi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.