Futboll

UEFA pranoi gafën me ‘dorën’ e Cucurellas, ironizon Toni Kroos: Iu deshën 3 muaj për të vënë re gabimin që e panë të gjithë

Komiteti i Arbitrave në UEFA pranoi dje gabimin e arbitrit Anthony Taylor, teksa gjatë Spanjë 1-1 Gjermani në Euro 2024 nuk akordoi një penallti për organizatorët pas prekjes me dorë të topit nga ana e Marc Cucurellas i iberikëve.

Nga ekspertët që folën më vonë, ky ishte një episod që do kishte ndryshuar historinë e kompeticionit, duke qenë se skuadra e Spanjës fitoi më vonë edhe falë golit të Merions në minutën e e119-të.

Pasi ka mësuar lajmin, Toni Kroos reagoi me sarkazëm, duke përmendur edhe fitoren.

“U deshën tre muaj për të kuptuar se ishte dora, të cilën pothuajse të gjithë e kuptuan pas disa sekondash. Kjo më qetëson pa masë dhe më bën të ndihem mirë. Tani që u konfirmua zyrtarisht, a do të mund ta quaj veten kampion Evrope? Nuk besoj”, tha Kroos.

Kjo ndeshje ishte e fundit për Toni Kroos, i cili u tërhoq nga futbolli aktiv. Polemika për atë rast ishte e madhe, ndërsa u fol edhe për acarimin e Kroos pas episodit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë