Ekonomi

Liria ekonomike, Shqipëria humb pikë. Probleme në qeveri dhe drejtësi

Nga Gazeta 'SI' - Liria ekonomike në Shqipëri për vitin 2024 është ulur nga një vit më parë, tregon indeksi i publikuar nga “Heritage Foundation”.

Shqipëria vlerësohet me 64.8 pikë, ndërsa një vit më parë vlerësohej me 65.3 pikë. Në rang rajonal Shqipëria mban vendin e 27-të, ndërsa në rang botëror vendin e 48-të.

Sipas fushave që raporti analizon për të matur lirinë ekonomike, ngërç për Shqipërinë është integriteti i qeverisë, që mat nivelin e korrupsionit, nepotizmin dhe burokracinë në shërbimet publike dhe vlerësohet me 36.6 pikë, ndjekur nga sistemi ligjor dhe liria financiare, të dyja me 50 pikë.

Vlerësimin më të lartë vendi jonë e merr në matësin e “barrës fiskale”, ku vlerësohet me 88.8 pikë.

Sipas standardit të indeksit, ekonomia e Shqipërisë konsiderohet nga raporti si vend “mesatarisht e lirë”.

Sipas shpjegimit që jep Indeksi, liria ekonomike e një shteti përcakton autonominë individuale: lirinë e zgjedhjes që gëzojnë individët në marrjen dhe përdorimin e mallrave dhe burimeve ekonomike, pa ndërhyrjen e qeverisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë