Treg

Bitcoin arrin vlerën më të lartë në një muaj. Investitorët shpresojnë për ulje të normave të interesit

Çmimi i Bitcoin u rrit këtë të hënë duke prekur vlerën më të lartë në një muaj.

Kriptomonedha më e madhe në botë tregtohet me 63.9 mijë dollarë, me një rritje 1.3% nga fundjava, pas një entuziazmi midis investitorëve që presin ulje të normës së interesit nga Banka Federale e SHBA-së.

Bitcoin ndikoi në të gjithë tregun e kriptove edhe pse tregu shfaqet ende i brishtë. Përtej SHBA-së edhe bankat në vendet europiane jashtë BE-së po presin ulje të normës së interesit.

Normat më të ulëta janë sinjal i mirë për Bitcoin, duke pasur parasysh se ato çlirojnë likuiditet për t'u investuar në asete me rrezik si kripto.  Por fitimet e përgjithshme në Bitcoin janë ende të kufizuara, duke pasur parasysh se banka Federale sinjalizoi se normat mund të mos bien shumë në periudhën afatmesme dhe afatgjatë.

Tregjet e kriptove gjithashtu duhet të përballen me një mjedis rregullator të pasigurt, veçanërisht përballë një gare të ngushtë zgjedhore të vitit 2024 në SHBA.

Sinjalet e fundit nga Banka e Japonisë kufizuan gjithashtu përparimin e Bitcoin, megjithëse BOJ pritet të përballet me rezistencë të shtuar ndaj rritjeve të ardhshme të normave të interesit nga një ndryshim i udhëheqjes në qeverinë japoneze.

Tregjet më të gjera të kriptomonedhave ishin të përziera, me kriptomonedhën nr.2 në botë, Ethereum, që u rrit me 2.9% në 2,657.20 dollarë.

SOL dhe XRP ranë përkatësisht 0.9% dhe 0.5%.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë