Shendet

Ndikon njësoj si alkooli dhe kanabisi / Mbidoza e shurupit të kollës shkakton probleme shëndetësore

Shurupet e kollës përdoren zakonisht për të trajtuar simptomat e ftohjes dhe gripit. Megjithatë, përbërësit aktivë në këto shurupe mund të kenë efekte të forta në trup dhe keqpërdorimi mund të çojë në rreziqe serioze për shëndetin.

“Mbidoza e shurupit të kollës, veçanërisht atyre që përmbajnë Dekstrometorfan (DXM), mund të çojë në efekte anësore të rënda dhe potencialisht kërcënuese për jetën,” thonë ekspertët.

Keqpërdorimi i këtyre substancave paraqet rreziqe të konsiderueshme për shëndetin dhe ekspertët nënvizojnë rëndësinë e respektimit të dozave të rekomanduara.

Këtu janë disa nga efektet e mbidozës së DXM, të renditura nga ekspertët:

Dekstrometorfan (DXM) është një përbërës i zakonshëm në shumë shurupe kundër kollës pa recetë. Ndërsa është i sigurt në dozat e rekomanduara, një mbidozë mund të rezultojë në disa efekte anësore serioze si:

Eufori, acarim, paranoja dhe halucinacione. Mbidoza mund të çojë gjithashtu edhe në marramendje, konfuzion dhe funksion të dëmtuar motorik.

Gjithashtu edhe takikardia, hipertensioni dhe goditjet në tru janë të zakonshme në rastet ekstreme.

Sipas Qendrave Amerikane të Varësisë, njerëzit shpesh marrin mbidozë DXM duke marrë qëllimisht sasi të mëdha të shurupeve për të ftohtin ose gripin për tu përmirësuar më shpejt.

A mund të “bëheni tapë” me shurup për kollën?

Po, marrja e sasive të mëdha të dekstrometorfanit mund të shkaktojë një ndjenjë "mbidoze". Madje, disa njerëz marrin qëllimisht shumë shurup kolle për të përjetuar këtë ndjesi. Kjo quhet "robo-tripping" ose "skittling".

Marrja e sasive të mëdha të dekstrometorfanit mund të ketë një ndjenjë të ngjashme me pirjen e alkoolit ose përdorimin e kanabisit për disa njerëz.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë