Shqipëria vijon rënien në renditjen e FIFA-s. Pavarësisht fitores 2-1 në transfertë me Ukrainën, disfata në Arenën Kombëtare me Gjeorgjinë bëri që Kombëtarja të pësoi sërish rënie në klasifikimin botëror.
Kuqezinjtë kanë humbur një vend dhe tashmë renditen të 67-t në botë, duke u parakaluar pikërisht nga Gjeorgjia. Me fitoren në Tiranë, rivalët e Nations League kryesojnë grupin B1 me pikë të plota dhe janë favoritë për t’u ngjitur në Ligën A.
Ndërkohë ecuria e Kosovës është më e mirë. Përfaqësuesja dardane u mposht në shtëpi nga Rumania, por rikuperoi pas fitores 4-0 në transfertë me Qipron.
Kjo bëri që Kosova të fitojë dy vende në renditjen e FIFA-s, ku tashmë e sheh veten e pozicionuar e 104-ta, pas Kenias dhe Taxhikistanit.
Për sa i takon kreut, Argjentina mbetet në vendin e parë në renditje, e ndjekur nga Franca dhe Spanja. Në 15 vendet e para nuk ka asnjë ndryshim, me ekipe si Anglia, Brazili, Belgjika, Holanda, Portugalia apo Italia e Gjermania që ruajnë pozicionet e tyre.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.