Ka ndodhur

Në kërkim nga Kosova, kapen 2 persona të dënuar për trafik narkotikësh në Tiranë

Gazeta Si - Dy persona, një 59-vjeçar me iniciale A.B., dhe 51-vjeçari me iniciale Sh.S., të 2 banues në Tiranë, janë arrestuar në Tiranë, pasi ishin shpallur në kërkim në Kosovë për trafik të lëndëve narkotike.

Ata ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata Themelore e Gjakovës, Kosovë, me vendimin e datës 19.08.2024, i ka dënuar me 2 vjet burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal i Kosovës.

Vijon bashkëpunimi ndërmjet Interpol Tiranës dhe autoriteteve ligjzbatuese kosovare, për t’i ekstraduar këta shtetas, në Kosovë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë