Futboll

Liverpool mposht Milanin, Bayern masakron 9-2 ekipin e Arbër Hoxhës

Champions League dhuroi spektakël në mbrëmjen e parë me formatin e ri që përfshin 36 skuadra dhe një renditje të përgjithshme në bazë të pikëve të grumbulluara. Plot 29 gola në 6 ndeshje!

Tri pikë me përmbysje për Liverpool në Milano, teksa Bayern Munich mposhti 9-2 Dinamo Zagrebin. Edhe Real Madrid dhe Sporting shijuan suksesin në shtëpi.

Në Torino, Juventus mposhti 3-1 PSV-në, ndërsa Aston Villa fitoi 0-3 kundër Young Boys.

Në "San Siro" Milani humbi me përmbysje 1-3 nga Liverpool. Ishte Pulisic që kaloi vendasit në epërsi pas tre minutave lojë, ndërsa të kuqtë përmbysën me Konate dhe van Dijk në pjesën e parë. Të dy golat ishin njwsoj, të shënuar me kokë pas goditjeve nga këndi. Në pjesën e dytë portieri i Milanit, Maignan u largua nga fusha me lot në sy pas një dëmtimi, teksa Liverpool shënoi golin e tretë me Szoboszlai.

Në "Allianz Arena" Bayern Munich i dha leksione Dinamo Zagrebit të Arbër Hoxhës duke e mundur 9-2. Kane, Guerreiro dhe Olise shënuan në pjesën e parë, teksa në fraksionin e dytë Kane ia doli të kompletonte "pokerin" e golave, ndërsa Olise dopietë. Në fund kishte vend edhe për golat e Sane dhe Goretzka. Për Dinamo Zagreb 17 minuta nga fundi u aktivizua edhe Hoxha, sulmuesi i Kombëtares.

Në "Bernabeu", Real Madridi nuk e pati të lehtë për të fituar. Pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërsa u deshën vetëm 16 sekondat e fraksionit të dytë që Mbappe të tundtte rrjetën.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë