Ka ndodhur

Një 16 vjecar përplas me makinë një të mitur, ikën nga vendngjarja por kapet më pas nga policia

Një 16 vjecar përplasi me makinë një fëmijë të mitur dhe më pas u largua nga vendi i aksidentit. Më vonë drejtuesi i automjetit është identifikuar dhe kapur nga policia.

Ngjarja ndodhi rreth orës 18:00 në lagjen Kamen, ku një fëmijë i mitur u godit nga një automjet.

Pas një serie veprimesh intensive hetimore dhe procedurale, shërbimet e Policisë së Shtetit arritën të identifikojnë dhe ndalojnë drejtuesin e automjetit, shtetasin A.K., i cili është 16 vjeç. Ai është shoqëruar në Komisariat për hetime të mëtejshme.

Grupi hetimor është ende në vendngjarje dhe po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë