Durrës /Finalizohet një tjetër operacion brenda 24 orëve të fundit për zbardhjen e vjedhjeve të ndodhura më parë.
Nga Gazeta Si- Një sanitare është arrestuar pasi u siguroi kopje çelësi të banesës ku punonte dy vëllezërve të cilët më pas vodhën shumë të konsiderueshme parash dhe bizhuterish.
33 vjeçarja punonte si sanitare në banesën e një 59-vjeçari dhe bashkëpunoi me dy shtetas(vëllezër lidhje shoqërore me ta) duke iu siguruar kopje të çelësit të banesës, të cilët vodhën në banesë një shumë të konsiderueshme parash dhe bizhuterish, vihet në pranga 33-vjeçarja.
Në pranga ka rënë dhe njëri prej vëllezërve dhe vijon puna për kapjen e vëllait tjetër, që kryen vjedhjen në banesën e shtetasit Sh.Gj., në lagjen nr. 18 Durrës.
Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një unazë dhe një varëse floriri si dhe një shumë parash.
Strukturat Hetimore të Komisariatit të Policisë Durrës, pas marrjes së kallzimit nga shtetasi Sh. Gj., 59 vjeç, banues në lagjen nr. 18 Durrës, se në banesë i kishin vjedhur pa thyerje dyshohet nëpërmjet çelësit të derës, një shumë parash dhe bizhuterisht, menjëherë kanë organizuar punën për zbardhjen e këtij rasti.
Në vijim të veprimeve në kuadër të operacionit policor të koduar “Kopja” është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
F.H., 42 vjeç, banues në lagjen nr. 13 Durrës dhe E.K, 33 vjeçe, banuese në lagjen nr. 11, Durrës.
Si dhe u shpall në kërkim shtetasi A. H., 36 vjeç, banues në lagjen nr.13, Durrës, ku vijon puna për kapjen e tij.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.