Treg

Debati Harris-Trump, kriptomonedhat nuk rikuperojnë dot

Bitcoin po e mbyll javën në të kuqe, edhe pse zhvillimet ekonomike kanë qenë në favor të kriptomonedhës.

Momentalisht, kriptomonedha më e madhe në botë tregtohet me 57.9 mijë dollarë, pas një rënie 0.5% nga dje.

Pasiguria për monedhat digjitale duket se lidhet me debatin politik në SHBA, pasi Kamala Harris, një rivale e kriptove, fitoi shumë popullaritet pas debatit me Donald Trump, një simpatizant i kriptove.

E njëjta tendencë preku edhe kriptomonedhat e tjera më të vogla me Ethereum që ra në 2.3 mijë dollarë.

Perspektiva se banka Federale do të ulë normën e interesit javën e ardhshme, po mban tregun me shpresa.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë