Shendet

Ilaçet e reja kundër kancerit u japin shpresë pacientëve në këmbim të kostove tepër të larta

Ditën që djali i saj mbush 18- vjeç, Linda Medendorp mori lajmin se ajo do të vdiste. Pasi u konsultua me mjekun për problemet e vazhdueshme me përtypjen e ushqimit, testet treguan se 51-vjeccarja kishte një kancer të pashërueshëm që ishte përhapur nga stomaku në rektum.

“Ishte makthi më i madh” tha ajo, por kishte një lajm të mirë në atë tragjedi. Tiparet e tumorit të saj ishin të kualifikuara për atë që njihet si “prova holandeze”, ku me anë të një ndërhyrje bëhet e mudnur ndalimi i sulmit të sistemit imunitar ndaj qelizave kancerogjene. Papritur ajo pati një shpresë.

Ilaçi që ajo mori, Opdivo nga gjigandi i farmaceutikës Bristol Myers Squibb, është një ilaç imunoterapeutik, një ndër klasat e trajtimit të kancerit që i ka dhënë shpresë pacientëve vitet e fundit. 

Avancime të tjera transformuese përfshijnë metoda si bashkimi i ilaçeve të antitrupave, një formë e avancuar e kimioterapisë dhe radioligandët, të cilët kombinojnë një izotop bërthamor me një antitrup për të rrezatuar qelizat e kancerit. Por për sistemet shëndetësore që po përpiqeshin të përballonin rritjen dhe plakjen e popullsisë edhe përpara buxheteve të shkatërruara nga Covid, inovacioni nuk mund të shkëputet nga çmimi i tij - furnizimi një vit i Opdivo me çmimin e bursës kushton pothuajse 200.000 dollarë, sipas një llogaritjeje.

“Këto ilaçe janë tmerrësisht të shtrenjta”, thotë Denis Lacombe, drejtues i Organizatës Europiane për Kërkimin dhe Trajtimin e Kancerit. Një rritje e ilaçeve inovative, së bashku me një shtytje globale për të arritur diagnozën e hershme dhe për të zgjeruar aksesin në trajtime, rriti shpenzimet globale për ilaçet onkologjike në 223 miliardë dollarë vitin e kaluar, sipas hulumtimit nga Instituti IQVIA për Shkencën e të Dhënave Njerëzore. Ajo pret që shifra të arrijë në 409 miliardë dollarë deri në vitin 2028.

Studiuesit janë të konfuzuar përballë një mospërputhje midis burimeve dhe kërkesës. Lilian Siu, një studiuese po mundohet të krijojë një hapësirë të re për kujdesin e kancerit. Por si mjeke ajo e njeh dhimbjen e pamundësisë për të ofruar trajtimin optimal. Vetëm një ditë më parë, tha ajo, ajo kishte tentuar pa sukses t'i siguronte një pacienti akses "të paautorizuar" në një ilaç.

“Padyshim nuk është bisedë e lehtë kur ti i thua pacientit që ka një ilaç që mund t’i ndihmojë, por ti e di se ata nuk kanë mundësinë për ta përballuar atë kosto”. Kjo ndodh sidomos me tumorët e radhë ku shpeshherë ilaçet janë të paarritshme.

Një pjesë e madhe e barnave të reja bien në kategorinë e "mjekësisë precize": trajtime të përshtatura për pacientët, tumoret e të cilëve shfaqin karakteristika të veçanta gjenetike.

Sidoqoftë, kjo qasje e veçantë do të thotë se numri i pacientëve që mund të kualifikohen potencialisht po bëhet "më i vogël dhe më i vogël", sipas Emile Voest, profesor i onkologjisë mjekësore në Institutin Holandez të Kancerit. Ai tha se provat po kryheshin gjithnjë e më shumë si studime "me një krah" - pa një grup krahasues - duke krijuar "rrezikun e natyrshëm që ju të mbivlerësoni vlerën" e ilaçit. Për të kompensuar mungesën e të dhënave, në vitin 2016 ai krijoi "protokollin e rizbulimit të barnave", ose DRUP, që u riprodhua në një sërë vendesh të tjera europiane, ku pacientët me kancer të avancuar trajtohen me barna jashtë etiketës që përputhen me gjenetikën dhe profilin e tumoreve të tyre.

Nën një model “të personalizuar”, prodhuesit do të paguajnë kostot 4 muajt e parë të përdorimit. Nëse trajtimi rezulton efektiv, fatura më pas lëshohet tek spitali apo siguruesit. 

"Në mungesë të provave të mjaftueshme, ajo lidh rrezikun midis kompanive farmaceutike dhe paguesve," tha Voest.  Gjatë tetë viteve të fundit, më shumë se 1.500 pacientë janë trajtuar sipas skemës, dhe 37 barna janë vënë në dispozicion të pacientëve jashtë "etiketës" së tyre origjinale. Një përfituese është Medendorp, e cila i ndjeu efektet e trajtimit të saj pothuajse menjëherë, duke kuptuar pas vetëm dy infuzioneve se ishte në gjendje të hante më lehtë. “Dhe është e mahnitshme, sepse nuk kam bërë kurrë një operacion. Ilaçi ishte si një shenjë fillestare për sistemin tim imunitar për të pastruar të gjithë kancerin, "tha ajo. Holanda njihet tani si një lider ndërkombëtar në demonstrimin e vlerës së këtyre barnave. Gjashtë vende, duke përfshirë Norvegjinë, Finlandën dhe Danimarkën, po kryejnë prova të ngjashme, "dhe ne po punojmë ngushtë së bashku për ta shtrirë atë në 15 vende në BE, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar," tha Voest.

Një medikament që atëherë është miratuar për rimbursim nga paguesit bazuar në të dhënat e mbledhura nga studimi DRUP dhe tre të tjerë janë marrë me dritën jeshile në bazë të një nisme të veçantë të mbikëqyrur nga Voest që mbledh "prova të botës reale" se si funksionon një ilaç me një grup më të gjerë pacientësh që mund të mos i kenë plotësuar kriteret për përfshirje në një provë klinike.

Një shqetësim për trajtimet e reja onkologjike, sipas ekspertëve, është se përpos avancimit në kuptimin e njeriut, ka pak qartësi se kur duhet të ndalojë trajtimi.

Pyetja ka filluar të tërheqë vëmendjen e rregullatorëve. Lacombe bashkë-kryeson forumin e mjekësisë së kancerit të Agjencisë Europiane të Mjekësisë së bashku me Francesco Pignatti, kreun e onkologjisë së agjencisë. Ata janë duke eksploruar prova klinike që adresojnë “pyetjet e përqendruara te pacienti” si p.sh. kur trajtimi duhet të de-përshkallëzohet dhe për cilët pacientë përfitimet tejkalojnë efektet anësore të tilla si toksiciteti – që mund të rrisë kostot.

Megjithatë, prova të tilla nuk ka gjasa të mirëpriten nga një industri që mund të ketë frikë nga një humbje e të ardhurave, duke ngritur pikëpyetje se si do të financohen - një rebus me të cilin përballet Yasushi Goto i Qendrës Kombëtare të Kancerit në Tokio. Në Japoni, tha ai, të gjitha barnat që marrin miratimin rregullator duhet të rimbursohen me ligj. Por një popullsi në plakje po krijonte një tendosje të paqëndrueshme në sistemin e sigurimeve shëndetësore, duke e bërë qeverinë të ulë çmimet që është e gatshme të paguajë – një lëvizje që ai sugjeron po pengon disa kompani më të vogla bioteknike nga zhvillimi i barnave për tregun japonez. Ai dhe studiuesit e tjerë tani po shqyrtojnë nëse fatura e përgjithshme e barnave mund të reduktohet duke vërtetuar se imunoterapia mund të jepet me dozë të reduktuar dhe për periudha më të shkurtra, pa sakrifikuar efikasitetin. Sigurimi i financimit dhe rekrutimi për prova për të testuar këto teza ka qenë i vështirë, por ai është i bindur se qasja ofron mënyrën më të mirë për të balancuar përparimet me kosto-efektivitetin.

“Unë e kuptoj se inovacioni është shumë i rëndësishëm. . . por besoj se kostoja dhe qëndrueshmëria janë gjithashtu”, tha ai. Ivana Cattaneo, e cila drejton platformën e onkologjisë në organin e industrisë, Federatën Europiane të Industrive dhe Shoqatave Farmaceutike, është e kujdesshme për reduktimin e dozës ose kohëzgjatjes nga ato të përdorura në provat klinike pa "të njëjtin nivel të provave" që i bëri rregullatorët të miratonin ilaçin në vendin e parë. Cattaneo, e cila është gjithashtu drejtore ekzekutive e politikës onkologjike në Novartis, argumenton se mënyra se si sistemet shëndetësore dhe qeveritë përllogaritin vlerën duhet të ndryshojë, duke pranuar se disa trajtime mund të ofrojnë kura që me kalimin e kohës do të kursejnë shuma të mëdha jo vetëm për sistemet shëndetësore, por për ekonomitë më të gjera.

"Njerëzit mund të kthehen në jetën e tyre, mund të kthehen në punë, të jenë produktivë dhe të shijojnë familjen e tyre," tha ajo. Industria po "i jepte shumë shoqërisë falë inovacionit" por ishte "ende e bllokuar me një mënyrë të vjetër të të menduarit" që vlerësonte vetëm përfitimin klinik të menjëhershëm. Në Holandë, pothuajse katër vjet pas diagnozës së saj, Medendorp beson se prognoza e saj tani është shumë e mirë, por ajo vazhdon t'i nënshtrohet testeve të rregullta. E mbushur me mirënjohje për përparimet mjekësore që e shpëtuan, ajo është vullnetare në një program që inkurajon njerëzit që jetojnë me kancer të merren me sport, dhe duke i dhënë përparësi kalimit të kohës me familjen e saj, me të cilën së fundmi shijoi një udhëtim në Lojërat Olimpike të Parisit.

"Papritmas mund të jetoj përsëri dhe të ndjej bukurinë e jetës."

Burimi: FinancialTimes/ Gazeta ‘SI’


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë