Gazeta Si – Tre shtetas kinezë janë arrestuar në Tiranë, teksa një tjetër është proceduar penalisht në gjendje të lirë në kuadër të operacionit policor të koduar “Electronics”.
Sipas policisë, dyshohet se kinezët organizonin veprimtaritë e kundërligjshme të lojërave të fatit dhe të prostitucionit.
Këta shtetas u kapën në flagrancë në Rinas, pasi tentuan të kontrabandonin në Shqipëri, 12 celularë, 3 laptopë, 6 kompjutera dhe pajisje të tjera elektronike, të cilat i përdornin për këto veprimtari të kundërligjshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.