Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka kërkuar përjashtimin e kryeministrit Edi Rama, në lidhje me fjalorin e papërshtatshëm sipas saj të përdorur gjatë interpelancës për mbetjet toksike.
“I duartrokisni me atë fjalor skandaloz? Kërkoj ta përjashtoni e të merrni masa për kryeministrin”, tha Vokshi.
Vokshi iu referua replikës se kryeministri Rama ndaj Gazment Bardhit.
“Nuk e di a ju ndodh edhe ju e njëjta gjë, por mua më doli malli i të shkretit Lul, tutorit të kësaj figure që foli. Ata që e ndoqën e panë ku është dallimi ynë që flasim me fakte dhe këtyre që nuk dinë çfarë flasin. Këto mallra me këto emra nuk konsiderohen mbetje të rrezikshme. E dëgjuat reagimin e të reaguarit të konfuzuar në ekspertizën e tij.
Zotëria e pret ekspertizën me gojën hapur e kokën lart, i futet ekspertiza në gojë nga lart, e rrotullon nëpër gojë dhe vjen e pështyn këtu”, tha Rama.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.