Ka ndodhur

Gjobë 3 milionë lekë biznesmenit në emër të një zyrtari të lartë, arrestohet 57-vjeçari në Lezhë

Gazeta Si - Një 57-vjeçar është arrestuar në Lezhë, pasi i vuri gjobë 3 milionë lekë të rinj një biznesi privat në emër të një zyrtari të lartë vendor.

Sipas policisë, R.M., (banues në Tiranë), është arrestuar në flagrancë, pasi dyshohet se në bashkëpunim me një person tjetër të paidentifikuar kanë përfituar 3 milion lekë nga administratori i një subjekti privat.

Policia njofton se ata kanë komunikuar me të në aplikacionin “Signal” në emër të një përfaqësuesi vendor.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprën penale “Mashtrimi” me pasoja të rënda, kryer në bashkëpunim.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë