Politike

Fjalim i Berishës para se të hynte në SPAK: Akuza politike e urdhëruar nga Kryeministri. Lejet nga Rama, Basha e Veliaj. Firma ime në asnjë dokument (Foto)

Nga Gazeta Si- Sali Berisha, me të mbërritur para SPAK-ut, deklaroi para mediave me një fjalim të shkruar se “me urdhër politik, mercenarët e prokurorisë politike të Edi Ramës, mbajnë në arrest antikushtetues kryetarin e opozitës prej 255 ditësh, pa asnjë fakt, dokument apo dëshmi”.

“Jam sot për t’u paraqitur atyre zotimin solemn se Edi Rama jo që nuk do të marrë dot në këtë mënyrë mandat të katërt, por shumë shpejt do ta lëshojë atë me pjesën e trupit që ka më qejf në tokë. Prokuroria politike e Edi Ramës, bazuar në kallëzimin e rremë të kryetarit të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, dhe ish-ministrit të Brendshëm Taulant Balla, ka hetuar Sali Berishën në 3 breza deri te mbesat e tij, qysh kur ato nuk kishin lindur akoma. Ata kanë hetuar veprimtarinë e Partisë Demokratike duke filluar para 20 vitesh e deri te kandidatët për kryetar bashkie në vitin 2023. Por, me urdhër politik, mercenarët e prokurorisë politike të Edi Ramës, mbajnë në arrest antikushtetues kryetarin e opozitës prej 255 ditësh, pa asnjë fakt, dokument apo dëshmi, përveçse me dëshirën e Edi Ramës”, theksoi Berisha.

Kreu i PD tha se nga dhjetëra zyrtar që kanë firmosur dokumentet e procesit, në asnjë prej tyre nuk ekziston firma e Berishës.

“Nga dhjetëra zyrtar që kanë firmosur dokumentet e procesit të njohjes dhe kthimit të pronarët legjitim të tokës së konfiskuar nga regjimi komunist dhe para blerjen prej tyre të objekteve të Klubit Partizani asnjë nuk është në ndjekje penale sepse ata kanë zbatuar strikt ligjet e vendit. Firma e Sali Berishës nuk ekziston në asnjërin prej këtyre dokumenteve.

Prokurorët e dinin që ky ishte mashtrim sepse fletoret zyrtare të vitit 1942-1943 faktojnë qartë se ajo tokë nuk është shpronësuar kurrë, por ishte vendosur nën rekuizim për 6 muaj. Nga dhjetëra zyrtarë që kanë firmosur dokumentet e procesit të njohjes dhe kthimit te pronarët legjitim të tokës së konfiskuar nga regjimi komunist dhe parablerjen prej tyre të objekteve të Klubit Partizani asnjë nuk është në ndjekje penale sepse ata kanë zbatuar strikt ligjet e vendit. Firma e Sali Berishës nuk ekziston në asnjërin prej këtyre dokumenteve”, deklaroi Berisha.

“Nuk ka asnjë provë, dëshmi apo dokument që të tregojë se Berisha ka kërkuar apo ka bërë presion ndokujt që të firmosë qoftë dhe një dokument të vetëm në procesin e njohjes dhe kthimit të pronës dhe të të drejtës së parablerjes, në rastin e privatizimit të klubit Partizani. Në vitet 2006-2013 nuk ka asnjë ligj apo VKM nominative të miratuar në lidhje me pronësinë dhe privatizimin. Të gjithë ligjet dhe VKM janë miratuar për të gjithë popullsinë dhe prej tyre pa asnjë diskriminim kane përfituar nga procesi i njohjes, rikthimit dhe parablerjes së objekteve nga ish-pronarët legjitimë mbi 500 mijë qytetarë shqiptarë. Ndër këta pronarë të ligjshëm, dhëndri im, Jamarbër Malltezi ka përfituar 410 metër katror tokë te Klubi Partizani të trashëguar nga familjarë të tij, ndër ta edhe të pushkatuar nga regjimi komunist”, shtoi Sali Berisha.

Ai tha se të gjitha lejet e zhvillimit të kësaj prone janë dhënë nga Edi Rama, Lulzim Basha dhe Erion Veliaj.

Ai tha gjithashtu se vendimi për ta lënë në arrest shtëpie pa asnjë bazë ligjore është dëshmi se Rama është i gatshëm të bëjë gjithçka për të shtyrë pushtetin e tij.

"Sali Berisha u vu nën arrest me pretendimin se ai ka nisur procesin e privatizimit te Klubit Partizani dhe ka ka ndryshuar destinacionin.

Ndërkohe dokumentet zyrtare provojnë se privatizimi është nisur nga qeveria socialiste kurse ndryshimi i destinacionit nga terren sportiv ne truall ndërtimi është bere nga Edi Rama.

Ne rastin e ndërrimit te destinacionit të Klubit Partizani ku shteti nuk ka humbur asnjë qindarke, SPAK ka anashkaluar të gjitha vendimmarrjet e bashkisë së Edi Ramës dhe ka shkuar drejt e tek Kryeministri i vendit, i cili me vendim të Gjykatës Kushtetuese e kishte të ndaluar t’i ndryshonte ato. Ndërsa për analogji në rastin e inceneratorëve ku dëmi llogaritet në qindra miliona euro Spak-prokuroria private e Edi Ramës në vend që të hetojë, akuzojë apo arrestojë Edi Ramën që në kundërshtim me ligjin dhe qëndrimin kundër të dy ministrave i dha bonusin kompanisë së paregjistruar. Ata kanë arrestuar një drejtor bashkie qe ka bërë propozimin për dhënien e bonusit!

Sot unë po shkoje të marrë akuzën politike dhe të njihem me materialet që kanë manipuluar ose fshehur në kundërshtim me ligjin për të justifikuar aktin e tyre kriminal akuzën pa asnjë prove fakt apo dokument, por vetëm të diktuar nga Edi Rama.

Ne katër raportimet dy mujore të SPAK në gjykatë nuk ka dalë asnjë prove dhe nuk është përmendur as si emër Sali Berisha, ndërkohë që drejtësia politike e ka mbajtur 9 muaj në arrest. Në këto raportime, qe përbëjnë akte zyrtare, kanë dale manipulime flagrante nga prokurorët politik Dumani, Kraja, e Millonai. Dua të informoj se ky vendim vjen pasi Edi Rama dështoi pasi tentoi të blejë heshtjen e Sali Berishës dhe partisë për lidhjet e tyre me bandat dhe vjedhjet. Sot jam më i motivuar se kurrë me mbrojtjen e interesit publik”, tha Berisha.

I pyetur nëse do u përgjigjet pyetjeve të prokurorëve, Berisha tha se këtë pyetje duhet t’ia bëjnë avokatit të tij pasi ai e dha qëndrimin e tij.

A parashikoni që të rëndohet akuza juaj”

“Të garantoj që në Shqipëri dhe në të gjithë botën, nuk ka lind as dje as sot, ai që mund të gjejë një fakt apo provë të vetme të korrupsion të Sali Berishës”, tha Berisha.

I pyetur nga gazetarët nëse po tentohet të intimidohet Prokuroria e Posaçme me protesta, Berisha tha se nuk mund të ndikojë kjo protestë “te drejtësia private e Edi Ramës”.

“Cilës drejtësi? Për cilën drejtësi bën fjalë, për drejtësinë që bashkëpunon dhe amniston krimin? Që amniston vjedhjet e qindra milionë dhe miliardave. Drejtësinë që merr peng gjyqtarë dhe prokurorë. Kjo është drejtësi private e Edi Ramës”, u përgjigj ish-kryeministri.

Sali Berisha pasi doli nga banesa për tu nisur në SPAK: Jam më i motivuar se kurrë, Ramës do ia djegim mandatin e katërt

Kreu i PD Sali Berisha doli nga banesa e tij, për t’u nisur drejt SPAK ku do të njihet zyrtarisht me akuzën e Prokurorisë së Posaçme pas 8 muajsh arresti shtëpiak. Edhe pse është shprehur se ka vendosur të flasë para SPAK, Berisha tha shkurt për mediat se është më i motivuar se kurrë, kur u pyet se si ndjehet që del nga shtëpia pas 8 muajsh.

Berisha duke dalë nga banesa për të shkuar në SPAK

-Si ndjeheni pasi keni dalë pas 8 muajsh?

Ndjehem më i motivuar se kurrë për t’i dhënë përgjigje këtij zotërisë. Më i motivuar se kurrë për fitore dhe për të gjitha. Rama nuk na e cakton dot kandidatin për kryeministër. Unë ju prisja atje që të bëja deklaratën time, por atje duhet ta bëj.

-Çfarë vendimi prisni sot nga SPAK?

Një trillim fund e krye. Pres një vendim politik të Edi Ramës, i cili ka zgjedhur mënyrën atërore për të siguruar mandatin e katërt, por atë do ia djegim.

-A keni kandidat për kryeministër?

Këtë do Edi Rama, por jo, nuk mund t’ia caktojë kurrë kandidatin as kryeministrin, as kryetarin e partisë kësaj partie. Sot është forca politike më sovrane.

-Ju çfarë doni zoti Berisha?

Që t’u kthejmë shqiptarëve votën e lirë, rotacionin e pushtetit, fitoren e opozitës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë