Politike

Do shkojë apo jo mocioni për mandatin e Xhaçkës në Kushtetuese? PD-PS me dy raporte (qëndrimet e palëve)    

Dy raportet e mazhorancës dhe opozitës drejtuar Këshillit të Legjislacionit në lidhje me mandatin e deputetes Olta Xhaçka kanë përfunduar dhe janë gati për ty shqyrtuar në seancën plenare të datës 12 shtator.

Maxhoranca në raportin e saj e lë në vullnetin e deputetëve nëse do të votojë pro dërgimit të kërkesës për shqyrtim të konfliktit të interesit të mandatit të deputetes Olta Xhaçka në kushtetuese. Ndërsa opozita i kërkon Kuvendit të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

“Është seanca plenare si organi vendimmarrës i Kuvendit, që duhet të vendose dërgimin e çështjes se papajtueshmërisë së mandatit të deputetes Olta Xhaçka në Giykatën Kushtetuese, referuar nenit 70, pika 4 të Kushtetutës dhe urdhërimeve të Gjykatës Kushtetuese në dispozitivin dhe arsyetimin e vendimit të saj nr.55, datë 10.07.2024. 35. Për këtë arsye, në seancën më të afërt plenare të Kuvendit, kjo çështje duhet të përfshihet në rendin e ditës për votim si projektvendim "Për dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mocionit të 1/10 së deputetëve për papajtueshmërinë e mandatit të deputetes Olta Xhaçka" thuhet në raportin e  mazhorancës.

Opozita në anën tjetër kërkon që Kryetarja e Kuvendit t’i komunikoje seancës plenare detyrimin për të votuar pro kërkesës.

“1. Kryetarja e Kuvendi duhet të përfshijë në seancën më të parë plenare për vendimmarrje nga Kuvendi projektvendimin "Për dërgimin ne Gjykatën Kushtetuese të mocionit të jo me pak se 1/10 se deputetëve për konstatimin e papajtueshmërisë së mandatit të deputetes znj. Olta Xhaçka".

2. Kryetarja e Kuvendit duhet të informojë Kuvendin se duhet të vendosë dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mocionit për papajtueshmërinë e mandatit të deputetes Olta Xhaçka, pa vonesa, për t'i hapur rrugë ushtrimit nga Gjykata të kompetencave të saj kushtetuese.

3. Kryetarja e Kuvendit duhet të informojë deputetët e Kuvendit te Shqipërisë se në këtë rast kanë detyrimin për të zbatuar Kushtetutën dhe ligjin, që detyrojnë vetëm votimin "PRO" projektvendimit "Për dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mocionit të jo më pak se 1/10 së deputetëve për konstatimin e papajtueshmërisë së mandatit të deputetes znj. Olta Xhaçka", thuhet në raportin e opozitës  


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë