Ka ndodhur

Makina del nga rruga në Fushë Arrëz, humb jetën drejtuesi 40-vjeçar

Gazeta Si – Një 40-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e kësaj të mërkure, pasi makina e tij ka dalë nga rruga në vendin e quajtur “Laku i Ballcit” në Fushë Arrëz, Pukë.

“Rreth orës 07:30, në aksin rrugor “Kryezi-Iballë”, në vendin e quajtur “Laku i Ballcit”, shtetasi Sh. Ll., 40 vjeç, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin, dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Për shkak të dëmtimeve, shtetasi Sh. Ll. ka humbur jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, thotë policia.

Një ditë më parë, u shënuan 4 aksidente brenda pak orësh, ku një 46-vjeçar humbi jetën në Kukës dhe pesë persona të tjerë mbetën të plagosur.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë