Të premten e kësaj jave, kryeministri Edi Rama do të mbledhë deputetët e PS-së me një qëllim: organizimin për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Në mbledhjen e fundit të Asamblesë Kombëtare, Rama qartësoi se deputetët në ‘karrierë” apo ata me më shumë se një mandat do të dalin në terren të mbledhin vota. Vetëm atyre me një mandat dhe të rinjtë do tu sigurohet një vend i sigurt në listën e mbyllur të kandidatëve.
Nga ky rregull përfitojnë edhe dy zyrtarë në PS. Sekretari i Përgjithshëm Blendi Klosi dhe drejtuesi politik për Diasporën, Taulant Balla.
Rama ndërkohë ka përcaktuar edhe drejtuesit e qarqeve që sa duket pritet të jenë në sinkron organizimi me deputetët. Vecanërisht në ato qarqe (tre të tilla) që do të drejtohen nga kryebashkiaket për zgjedhjet.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.