Politike

10 emrat e Kryesisë, nuk u votua Tavo, Vëngu, Ibrahimaj e Bushka. Rama largoi Bushatin, Beqajn, Xhaçkën, Gjylametin, Kodhelin e Subashin

Pas numërimit të votave të Asamblesë Kombëtare, janë konfirmuar organet e larta drejtuese të Partisë Socialiste. Ishte Sekretari i Përgjithshëm, Blendi Klosi, ai i cili i bëri të ditura rezultatet.

Anëtarët e Kryesisë:

Arben Pëllumbi

Erjon Braçe

Eduard Shalsi

Igli Hasani

Toni Gogu

Nuk u zgjodhën Vangjel Tavo dhe Pirro Vëngu

Albana Koçiu

Anila Denaj

Etilda Gjonaj

Klodiana Spahiu

Lindita Nikolla

Nuk u zgjodhën Klotilda Bushka dhe Delina Ibrahimaj

Edi Rama largoi nga Kryesia e PS Ditmir Bushatin, Ilir Beqajn që ndodhet i arrestuar nga SPAK dhe Armando Subashin, Kryebashkiakun e Fierir.

Po ashtu nga Kryesia u larguan edhe Olta Xhaçka, Blerina Gjylameti dhe Mimi Kodheli.

Nënkryetar të Asamblesë Rama propozoi Ilva Gjuzin dhe Besa Spahon.

Për Sekretar Tonid Bejleri, aktualisht nënkryetar i bashkisë së Shkodër.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë